Të gjitha pozicionet
Kohë e plotëShërbimi ndaj klientitTiranë
Specialist i shërbimit ndaj klientit
Jeni zëri i parë që dëgjon klienti pasi plotëson formularin online. Ju konfirmoni të dhënat, caktoni takimin në pikën më të afërt dhe qëndroni me klientin deri në mbylljen e shitjes.
Detyrat
- Kontakt me çdo aplikim të ri brenda dy orëve nga momenti i dërgimit, në orarin e punës
- Verifikim i të dhënave të deklaruara — targa, kilometrazh, viti, gjendja — dhe plotësim i asaj që mungon
- Caktim i takimit në pikën e kontrollit më të afërt për klientin, në orarin që i përshtatet
- Shpjegim i procesit hap pas hapi: çfarë ndodh në takim, sa zgjat, çfarë dokumentesh duhen sjellë
- Ndjekje e klientëve që nuk janë paraqitur, dhe ricaktim i takimit kur ka arsye
- Komunikim i ofertës kur vlerësimi mbyllet, dhe përgjigje ndaj pyetjeve për çmimin
- Regjistrim i çdo bisede në sistem, që kolegu i radhës ta dijë ku është lënë
Kërkesat
- Së paku një vit përvojë në shërbim ndaj klientit, call center ose shitje — sektori nuk ka rëndësi
- Shqipe e shkëlqyer në të folur dhe në të shkruar; anglishtja është përparësi
- Durim dhe qetësi në telefon, edhe kur biseda është e vështirë
- Aftësi për të punuar me disa dosje njëkohësisht pa humbur asnjërën
- Njohuri bazë kompjuteri — email, sistem CRM, shkrim i shpejtë
- Interes për automjetet është përparësi, por nuk është kusht: ju trajnojmë
Çfarë ofrojmë
- Kontratë e rregullt pune me pagë të deklaruar dhe sigurime shoqërore të plota
- Pagë 70.000 – 95.000 lekë në muaj, sipas përvojës
- Orar fiks e hënë – e premte, 09:00 – 18:00, pa turne nate dhe pa fundjava
- Zyrë në qendër të Tiranës, me transport publik afër
- Trajnim fillestar për procesin, sistemin dhe mënyrën si flasim me klientin
- Ekip i vogël ku puna juaj shihet, jo një qendër telefonike me njëqind veta
Nuk e gjetët vendin tuaj?
Shkruani gjithsesi. Përshkruani çfarë dini të bëni dhe ku ndodheni — kërkesat i ruajmë dhe ju kontaktojmë kur hapet diçka.