Kthehu te partneritetet
Një ambientRrjeti i partnerëveNë të gjithë Shqipërinë
Rrjeti i partnerëve
Pikë kontrolli e partnerizuar
Një servis, autolarje ose ambient i mbyllur ku klienti sjell automjetin në orarin që ka zgjedhur. Ju e prisni, e kontrolloni sipas listës sonë dhe e dorëzoni raportin — pjesën tjetër, dokumentet dhe pagesën, e mbyllim ne.
Çfarë ofrojmë
- Takimet vijnë të caktuara nga sistemi ynë, me orar dhe të dhëna të automjetit të plotësuara paraprakisht
- Trajnim fillestar dhe një listë kontrolli e vetme, e njëjtë për çdo pikë në rrjet
- Pagesë për çdo kontroll të kryer, e faturuar një herë në muaj
- Materiale identifikimi dhe prani në listën e pikave në faqe
Çfarë kërkojmë
- Ambient i mbuluar me hapësirë për një automjet dhe ndriçim të mjaftueshëm
- Disponueshmëri të paktën tri ditë në javë brenda orarit 09:00 – 18:00
- Një person i caktuar si kontakt, i trajnuar nga ne
- NIPT aktiv dhe mundësi faturimi
Aplikoni
Rreth dy minuta. Nuk ka dokumente për të ngarkuar — ju kontaktojmë ne për pjesën tjetër.